Rast pozitiv në Fshatin Olimpik në Tokio

Një person ka rezultuar pozitiv për “Covid-19” në Fshatin Olimpik të Tokios. Lajmi është konfirmuar nga Komiteti Organizues dhe vjen gjashtë ditë para fillimit të Lojërave Olimpike. Është një shtetas i huaj, jo një sportist, sipas raporteve nga “NHK TV” dhe besohet të jetë rasti i parë në Fshatin Olimpik. I infektuari u dërgua në një hotel dhe u vendos në izolim. Të dhënat e konfirmuara nga autoritetet japoneze flisnin për më shumë se 3.400 raste të Covid-19, të konstatuara brenda 24 orëve, prej të cilave 1.271 në zonën e Tokios, e cila, sipas agjencisë së lajmeve “Kyodo”, për të tretën ditë radhazi regjistroi më shumë se një mijë raste në ditë.

LEXO EDHE:

Back to top button