Rasti i mazutit, Mexhiti: Toleranca ndaj korrupsionit është zero
Rasti i mazutit, Mexhiti: Toleranca ndaj korrupsionit është zero

Gazetar: Zekirija Haxhiu
Ndryshimin e masës nga arrest shtëpiak në paraburgim për Asmir Jahoskin, pronarin e Pucko Petrolit, zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti e cilëson si hap drejt luftës më të mirë të korrupsionit. Sipas tij, askush nuk guxon të jetë mbi ligjin dhe secili që ka gabuar, duhet të përgjigjet.
“Është fakt se Gjyqësori dhe Prokuroria nuk janë të çliruara por janë të kapura. Mundohen deri në fund që të mos zbatohen ligji dhe vendimet. Mirëpo dje porosia ishte e qartë se askush nuk është mbi ligjin dhe sidomos që korrupsioni luftohet dhe shkalla e tolerancës është zero dhe kjo vlen për gjithkënd që e ka shkelë ligjin në të kaluarën”, tha Izet Mexhiti – Zv.kryeministër.
Pa dallim nëse i ka pëlqyer apo jo, kryeministri Hristijan Mickoski nuk deshi të komentojë vendimin e djeshëm të Gjykatës Penale.
“Nuk mundem unë të komentoj në emër të gjykatësve. Kam thënë se nuk i komentoj vendimet gjyqësore dhe kështu do të vazhdoj të sillem. Pa dallim nëse më kanë pëlqyer apo jo, unë nuk do t’i komentoj. Kështu që, pse patëm vendime të ndryshuara duhet të kërkoni mendim prej tyre”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.
Vendimi për ndryshimin e serishëm të masës ndaj pronarit të Pucko Petrollit, Asmir Jahoski erdhi pasi Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Gjykatës, hidhnin topin te njëra-tjetra për atë se kush e la Jahoskin në arrest shtëpiak. Më pas Prokuroria kërkoi shqyrtimin e fakteve, ndërsa Gjykata thoshte se për masën arrest shtëpiak ishte pajtuar vetë Prokuroria./Alsat.mk