Rasti “Kullovska”, VMRO-ja kërkon shkarkimin e gjyqtares Daniella Aleksovska Stojanovska

Rasti "Kullovska", VMRO-ja kërkon shkarkimin e gjyqtares Daniella Aleksovska Stojanovska

Partia në pushtet VMRO-DPMNE, kërkon që të shkarkohet nga pozita e gjyqtares, Daniella Aleksovska Stojanovska, e cila ka gjykuar lëndën paraprake për lëndë narkotike të shoferit që goditi për vdekje Frosina Kullakovën. Sipas Mile Lefkov, Këshilli duhet të veprojë menjëherë, ndërkaq Prokuroria të hapë procedurë kundër gjykatëses.

“Këshilli Gjyqësor ta shkarkojë gjykatësen që e ka liruar “shoferin-vrasës”, ndërkaq Prokuroria Publike të hapë hetim për të njëjtën. Shoferi-vrasës i cili e mbyti Frosina Kullakovën e re, në ditën kur në vend në veturë është dashur të jetë në burg nëse gjykatësja Daniella Aleksovska Stojanovska në vend në shtëpinë korrektuese do ta dërgonte në burg, ashtu siç është dashur të veprojë sipas ligjit. Shoferi-vrasës është kapur për tregti me narkotikë dhe për asnjë bazë nuk është dashur të përfundojë në shtëpi korrektuese. Këshilli Gjyqësor të mos pret të kalojë kohë, por menjëherë ta shkarkojnë gjykatësen Daniella Aleksovska Stojanovska, ndërkaq Prokuroria Publike të hapë procedurë për të njëjtën, por edhe pse ka miratuar vendim të tillë”, tha Mile Lefkov, VMRO-DPMNE. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button