Gjithsej 39 vite burg për rastin “Llaskarca”, ku mbetën të vdekur 16 persona
Gjithsej 39 vite burg për rastin “Llaskarca”, ku mbetën të vdekur 16 persona

Gjithsej 39 vite burg iu shqiptuan të akuzuarve në rastin e aksidentit tragjik “Llaskarca”, ku mbetën të vdekur 16 persona dhe mbi 30 të lënduar.
Gjykata me këta rast katër vite burg ia shqiptoi pronarit të “Durmo Turs”, Durmish Behluli i cili u shpall fajtor për aksidentin që ndodhi në shkurt të vitit 2019 në Llaskarcë të Komunës së Sarajit. Përveç pronarit të Durmo Turs, Durmish Behluli fajtor u shpallën edhe:
Remzi Miftari, i cili dënohet me 6 vjet burg.
Igor Georgievski, shpallet fajtor dhe dënohet me 5 vjet.
Goran Dukovski, shpallet fajtor dhe dënohet me 5 vjet.
Jane Bovarovski, shpallet fajtor dhe dënohet me 5 vjet.
Manuell Trifunovski (vozitësi), shpallet fajtor dhe dënohet me 14 vjet burg.