Kontesti bullgar, Ratkoceri: Është koha për të thënë të vërtetën, sado që të jetë e dhimbshme

Arben Ratkoceri i ftuar në emisionin e sontëm “Programi 200” ku debatohet rreth raporteve Maqedoni-Bullgari, u shpreh mes tjerash se pala maqedonase në këtë çështje është e ndarë. Sipas tij një pjesë mendojnë se themelet e Maqedonisë janë mbi bazën e antifazhizmit, një pjesë tjetër që thotë se themelet e Maqedonisë janë në Ilinden, ndërsa pjesa e tretë që thotë se themelet e Maqedonisë janë në antikitet. Sipas Ratkocerit është koha dhe momenti kur duhet të merr guximi dhe të thuhet e vërteta, sado që të jetë e dhimbshme.
Realisht debati në shoqërinë maqedonase është një debat që në shoqërinë shqiptare ka filluar shumë më herët, do të kisha thënë diku pas viteve të 90, tani këto ballafaqohen me një realitet pak më ndryshe, nga ajo që janë edukua dhe kanë mësua nga 45 e këtej. Ja për shembull kolegia thotë se themelet e Maqedonisë janë mbi bazën e antifazhizmit, por ke një pjesë të shoqërisë maqedonase që thonë se themelet e Maqedonisë janë në Ilinden. Pastaj kemi një strukturë tjetër që thotë themelet e Maqedonisë janë në antikitet. Do të thotë është një debat i brendshëm, brenda shoqërisë maqedonase. Tani nëse e sheh problemin nga anësh, unë si shqiptar, si e shoh këtë debat, unë e shohë në këtë formë, shoqëria maqedonase është e ndarë, elita e krijuar nga 45 e këndej duan të besojnë tezën e themelimit të shtetit në atifashizëm. Një pjesë tjetër më rurale, ose që ka qenë e lidhur me VMRO-në sidomos gjatë viteve mes dy luftërave mendojnë që themelet janë nga Ilindeni dhe këtej, dhe një shtresë më e vogël mendojnë në atikë. Defekti më i madh, më shqetësues është mos guximi për hapjen e një debati mes shoqërisë maqedonase për këto tre çështje. Kjo shoqëri duhet të merr guximin dhe të thotë të vërtetën që do të reflektonte në këto bisedime. E vërteta është dhimbshme”, tha Ratkoceri.