Është hedhur shorti i raundit të katërt të “Carabao Cup”. Garë kjo që është bërë interesante pas disa eliminimeve surprizë si ajo e Mançester Junajtedit nga Grimzbi Taun. Ky raund do të ketë 8 përballje me kampionin në fuqi, Njukasëll që do të pres Totenhamin, si dhe kampioni i Anglisë, Liverpulli që përballet me fituesin e “FA Cup”, Kristall Pallasin.
Në takimet e tjera, Grimzbi sfidon Brentfordin, Vikombi takohet me Fullhamin, Vreksami sfidon Kardifin, ndërsa Arsenali përballet me Brajtonin. Ndërkohë Suonsi takohet me Man. Sitin dhe Vulhervemptoni përballet me Çelllsin.









