Raundi i parë i formatit të ri të Ligës së Kampionëve nxjerr disa fakte interesante
Ka përfunduar raundi i parë i Ligës së Kampionëve, ndaj hedhim një vështrim në tabelën me 36 skuadra dhe vërejmë rëndësinë që do të ketë diferenca e golave këtë sezon.
Gara u zgjerua për edicionin 2024-25 dhe formati u transformua, kështu që skuadrat tani përballen me tetë kundërshtarë të ndryshëm – katër në shtëpi dhe katër jashtë – me të gjitha rezultatet që shkojnë në një tabelë të vetme. Tetë të parat shkojnë direkt në raundin e 16-të, tetë të fundit eliminohen nga Evropa deri në sezonin e ardhshëm, ndërsa 16 të mesit shkojnë ballë për ballë në play-off për të arritur në fazën më tradicionale të eliminimit.
Me përfundimin e xhiros së parë, ne shohim skuadrat fituese në krye të tabelës dhe Bajern Munihu është lider falë fitores 9-2 ndaj Dinamo Zagrebit, një rezultat që bëri që skuadra kroate të shkarkojë tashmë trajnerin e tyre. Selltiku pason me një fitore 5-1 kundër Sllovan Bratislavës dhe Bajer Leverkuzen mposhti Feyenoord 4-0.
Pati disa rezultate tronditëse, pasi Barcelona humbi 2-1 nga Monako, por u reduktua në 10 lojtarë pas vetëm 11 minutash nga kartoni i kuq i Erik Garsia-s.
Juventusi është skuadra e vetme italiane që ka fituar, 3-1 ndaj PSV Aindhoven, pasi Interi barazoi 0-0 me Man. Sitin. Atalanta pati të njëjtin rezultat me Arsenalin dhe Bolonja kundër Shakhtar Donetsk. Milani është në fund pas humbjes 3-1 në shtëpi ndaj Liverpulli, derisa Real Madridi triumfoi me shumë mund ndaj Sthutgartit.