Raundi i parë i zgjedhjeve në Francë

Votuesit në Francë do t’i drejtohen qendrave të votimit sot për raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare të vendit, përpara një raundi të dytë një javë më vonë.

Kjo vjen pasi Emmanuel Macron fitoi një mandat të dytë pesë-vjeçar si president i Francës në muajin prill, raporton Euronews, përcjell Telegrafi.

Por pro-evropiani i qendrës duhet të fitojë një shumicë në parlament për të pasur shanset më të mira për të shtyrë politikat e tij.

Kjo ambicie megjithatë mbetet në ekuilibër. Sondazhet tregojnë se koalicioni i tij qendror “Ensemble” është vetëm pak përpara rivalit të tij kryesor të majtë, bllokut NUPES (Bashkimi Ekologjik dhe Social i Popullit të Ri), i udhëhequr nga veterani i majtë Jean-Luc Melenchon.

Sipas sondazhit të Ipsos/Cevipof, koalicioni i presidentit Macron pritet të fitojë midis 275 deri në 315 vende në parlamentin francez, derisa për një shumicë absolute nevojiten 289 vende.

Macron do të shpresojë që mos bëhet Presidenti i parë që nga viti 2002 që duhet të përballet me “bashkëjetesën” një situatë në të cilin kryeministri nuk është në të njëjtën anë politike dhe presidenti nuk ka shumicën në asamble.

LEXO EDHE:

Back to top button