Raundi i tretë, Bajern vazhdon negociatat për Hari Kejnin

Pas refuzimit të ofertës së dytë të “bavarezëve” të Bajern Munihut për “bomberin” e Totenhamit, Hari Kejn, ditën e sotme, një delegacion i klubit gjerman është nisur drejt Londrës, ku do të negociojnë me presidentin e Spurs, Daniel Levy për arritjen e akordit.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat gjermane, negociatat po ecin me ritëm të shpejt, me kampionët e Bundesliga, që ndihen optimist, teksa tashëm kanë marrë dhe “dritën jeshile” për kalimin në Bavari.

Ndërkaq, kujtojmë se deri më tani, Tottenham ka refuzuar 2 ofertat e para nga “bavarezët” e Bajern Munihut dhe tani shifra e vetme që konsiderohet e pranueshme nga anglezët është ajo e 100 milionë eurove.

LEXO EDHE:

Back to top button