Reagimi i ashpër i Gatusos pas fitores ndaj Specias

Xhenaro Gatuso, duket se është mërzitur nga zërat e vazhdueshëm rreth largimit të tij dhe se duhet të jap dorëheqjen. Pas sfidës që ekipi fitoi me shifrat 4-2 ndaj Specias, duke kaluar në gjysmëfinale, tekniku nuk u kursye para kamerave.

“Më bezdis që në mënyrë sistematike më bëhet pyetja nëse duhet të jap dorëheqjen. Nuk e kuptoj pse nuk ia bëjnë këtë pyetje edhe të tjerëve. Unë dhe stafi im po derdhim gjak nga mëngjesi deri në darkë, Nëse rezultatet nuk u pëlqejnë drejtuesve, unë jam një i punësuar dhe gjykohem nga rezultatet. Nuk e kuptoj se pse çdo herë duhet të dëgjoj që Gatuzo duhet të japë dorëheqjen. Unë do të qëndroj këtu. Kam katër vite në Serinë A dhe nuk thoni asnjëherë që është gjysmëfinalja e katërt që arrij. Përse nuk e thoni? Por jam mësuar tashmë, edhe si futbollist ishte kështu”, ishte shpërthimi i Gatuzos i cili nuk e ndali vrullin e tij para kamerave të “RAI”.

Gatuzo reagoi ashpër për mungesat dhe mundësinë që të drejtojë skuadër ose kombëtaren e Kuvajtit. Ai potencoi se nuk dëshpërohet shumë lehtë dhe se është i gatshëm që përballojë gjithë presionin.

Do të dëshiroja ta shihja Interin pa Lukakun e Lautaron. Te ne Osmihen ka luajtur vetëm 6 ndeshje, Dries mungon që nga ndeshja me Interin. Na mungojnë aktualisht në sulm lojtarë që mund të na japin një ndihmë të madhe. Jemi në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë e duket sikur nuk kemi bërë asgjë. Nëse fitojmë ndeshjen që duhet rikuperuar me Juventusin, mbërrijmë në vendin e tretë në kampionat. E di që është e vështirë këtu, e dija që në fillim. Por jam një burrë i fortë dhe nuk dëshpërohem lehtë. Mua askush nuk më ka dhuruar asgjë. Mund të bëjmë edhe më shumë, por unë nuk merrem me llafe. Jam i aftë të drejtoj në Kuvajt pa asnjë lloj problemi”, ishin fjalët e trajnerit të napolitanëve.

LEXO EDHE:

Back to top button