Reagimi i parë nga vendet baltike pas kërcënimit bërthamor të Rusisë

Reagimi i parë nga vendet baltike pas kërcënimit bërthamor të Rusisë

Ingrida Simonite, kryeministrja e Lituanisë, komentoi kërcënimin e fundit nga Dmitry Medvedev, i cili tha se nuk është më e mundur të flitet për Baltikun pa armë bërthamore në rast se Suedia dhe Finlanda do të anëtarësohen vërtet në NATO, gjë që ka gjithnjë e më shumë gjasa të ndodhë.

“Fakti që Rusia po kërcënon nuk është asgjë e re. Kaliningradi (enklava ruse në Balltik) është një zonë jashtëzakonisht e militarizuar e ka qenë e tillë prej vitesh dhe ndodhet në rajonin e Baltikut”, tha Simonite.

Kryeministrja e Lituanisë thotë se mbështet fuqimisht anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

“Unë besoj se hyrja e këtyre vendeve në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut do të forconte ndjeshëm NATO-n dhe nivelin e sigurisë në ato vende. Mendoj se vendet baltike do ta mirëpresin këtë vendim sapo të shpallet”, tha ajo.

Ministri lituanez i Mbrojtjes Arvidas Anusauskas foli gjithashtu për kërcënimin e ri rus, duke thënë se ai ishte “i pakuptimtë”. Ai tha se armët bërthamore ruse ekzistonin në Kaliningrad edhe para pushtimit rus të Ukrainës, përcjell Gazeta Express.

“Kërcënimi i ri rus tingëllon mjaft i çuditshëm duke pasur parasysh se ne e dimë se rusët kishin armë bërthamore 100 kilometra nga kufiri me Lituaninë edhe para krizës ukrainase. Rusët kanë pasur armë bërthamore në Kaliningrad për një kohë të gjatë. Komuniteti ndërkombëtar dhe të gjitha vendet në rajon janë plotësisht të vetëdijshëm se rusët po e përdorin atë si kërcënim”, tha ministri.

Enklava ruse e Kaliningradit në bregdetin Baltik ndodhet midis Lituanisë dhe Polonisë, dy vende anëtare të NATO-s.

LEXO EDHE:

Back to top button