Reagimi i Ronaldos pas ndeshjes ndaj Burnleyt ka zemëruar tifozët

Cristiano Ronaldo nuk është në formën më të mirë për momentin, duke pasur parasysh që ka serinë më të gjatë pa gol.

Në ndeshjen kundër Burnleyt mbrëmë, portugezi nuk i ndihmoi Djajtë e Kuq të fitojnë sepse ndeshja përfundoi me rezultat 1:1. Ishte ndeshja e pestë radhazi për Ronaldon në të cilën ai nuk shënoi asnjë gol. Kështu, ai regjistroi serinë më të gjatë të ndeshjeve pa gol që nga sezoni 2009/2010 në fanellën e Real Madridit.

Tifozët e Manchester United fajësuan sjelljen e tij pas fishkëllimës së arbitrit. Është zakon që lojtarët të qëndrojnë para tifozëve pas ndeshjes, pavarësisht rezultatit, dhe këtë sezon Ronaldo jo. Sapo arbitri Mike Dean sinjalizoi fundin, Ronaldo vrapoi i vetëm në dhomën e zhveshjes, ndërsa lojtarët e tjerë të United qëndruan para tifozëve mysafirë. Ronaldo edhe më herët është përballur me komente negative për këtë lëvizje, të cilat vazhduan edhe pas ndeshjes me Burnley-n.

LEXO EDHE:

Back to top button