Reagon Barcelona: Kjo është arsyeja përse Mesi nuk u kthye

Fanella me numër 10 zi-rozë me emrin “Messi” është gati. Edhe bashkëpronari i Inter Miami, Horhe Mas, zbulon destinacionin e ri të kampionit argjentinas, i cili mbërrin kështu në MLS. Pa fjalë, vetëm një foto që zbulon numrin 10 dhe germat e fundit të lojtarit që do ta sjellë.

Lionel Mesi në një intervistë të përbashkët për “Mundo Deportivo” dhe “Sport” bëri të ditur se po transferohet në Florida. Sakaq, deklarata zyrtare nga Barcelona që pranon vendimin e Lionel Messit, i cili do të transferohet te Inter Miami, ka mberritur…

“Të hënën më 5, Horhe Messi, babai dhe përfaqësuesi i futbollistit, i komunikoi presidentit të klubit, Joan Laporta, vendimin e lojtarit për të nënshkruar me Inter Miami, pavarësisht se kishte një propozim të paraqitur nga Barcelona në përgjigje të vullnetit të shprehur nga të dy, Barcelona dhe Lionel Messi.

Presidenti Laporta e ka kuptuar dhe respektuar vendimin e marrë nga Messi për të kërkuar të luajë në një kampionat me më pak pretendime dhe më larg vëmendjes dhe presionit të cilit i është nënshtruar vitet e fundit.

Joan Laporta dhe Horhe Mesi gjithashtu kanë rënë dakord të punojnë së bashku për të promovuar një nderim të madh nga tifozët e Barcelonës për një futbollist që ka qenë dhe do të jetë gjithmonë i dashur nga Barcelona,” thuhet në komunikimin e skaudrës nga “Kamp Nou”.

LEXO EDHE:

Back to top button