Reagon Godelli: Mora email-in nga ITA, jam i pastër!

Daniel Godelli përmes një postimi në faqen zyrtare ka bërë të ditur se ka fituar betejën ligjore në lidhje me akuzat për doping. Sipas tij, substanca e ndaluar Ostarinë, e gjurmuar në trupin e tij, kishte ardhur nga një suplement ushqimor.

“Sot, në mëngjes, mora një email që po e prisja që në shtator 2023 nga ITA (International Testing Agency). Email-i i sotëm faktoi pikërisht këtë gjë, që substanca e gjetur në trupin tim “Ostarinë” ishte një substancë e ardhur aty nga një suplement ushqimor, i cili rezultoi nga analizat në laboratorët e Agjencisë Anti-Doping, si suplemente i kontaminuar.

 

Që do të thotë, suplementi ushqimor që unë kisha përdorur, në listën e përbërësve të tij tregonte vetëm vitaminat/aminoacidet/suplementet ushqimore të lejueshme për të ndihmuar trupin të rigjenerohet dhe përballojë ngarkesën stërvitore, gjë për të cilën unë e kisha blerë dhe po e përdorja duke e kontrolluar mijëra herë, qoftë etiketën e tij (sikurse bën çdo sportist i nivelit të lartë me çdo produkt, madje edhe me një aspirinën), qoftë edhe online, duke kërkuar mos kishte ndonjë shkrim apo koment negativ në lidhje me të.

 

Në email-in e sotëm vërtetohet nga shkencëtarë të Agjencisë Botërore Anti-Doping se suplementi numër 3 është i kontaminuar (dmthn përmban diçka tjetër në përbërjen e tij e cila nuk është e deklaruar publikisht dhe ajo ishte pikërisht produkti i ndaluar Ostarinë në masën 3.5 ng për kapsulë. Gjë të cilën unë nuk kisha nga ta dija pasi, fatkeqësisht, nuk zotëroj një laborator milonadollarësh sikurse Wada,” thuhet mes tjerash nw njoftimin e Godellit.

LEXO EDHE:

Back to top button