Reagon ministri ukrainas pasi Rusia u tërheq nga marrëveshja për grurin: Moska po përdor pretekst të rremë

Reagon ministri ukrainas pasi Rusia u tërheq nga marrëveshja për grurin: Moska po përdor pretekst të rremë

Më herët u raportua se Rusia ka pezulluar marrëveshjen e eksportit të grurit të ndërmjetësuar nga OKB-ja me Ukrainën.

Vendi përmendi sulmet me dronë gjatë natës në Krime, për të cilat tha se kishin shkaktuar dëme të vogla në një anije.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka komentuar zhvillimin, duke thënë se kombet duhet të “kërkojnë nga Rusia të ndalojë lojërat e saj të urisë”.

Dmytro Kuleba tha se Moska po përdor një ‘pretekst të rremë’ për të pezulluar marrëveshjen.

“Ne kemi paralajmëruar për planet e Rusisë për të shkatërruar Iniciativën e Drithit të Detit të Zi. Tani Moska përdor një pretekst të rremë për të bllokuar korridorin e grurit, i cili siguron sigurinë ushqimore për miliona njerëz. Unë u bëj thirrje të gjitha shteteve që të kërkojnë nga Rusia të ndalojë lojërat e urisë dhe të ripërkushtohet ndaj detyrimeve të saj”, ka shkruar Kuleba në Twitter.

LEXO EDHE:

Back to top button