Reagon piloti finlandez te skuadra e “Mercedes”-it

Piloti finlandez te skuadra “Mercedes”, Valteri Botas, u konsiderua si fajtor për dështimin e makinës gjermane në garën e fundit në Meksikë. Edhe pse e nisi garën nga pozita e parë,

Botas nuk arriti të grumbullojë pikë, pasi u përfshi në një aksident që në kthesën e parë. Pavarësisht kritikave, Luis Hamilton doli në mbrojtje të shokut të tij të skuadrës.

“Jam krenar për atë që kam arritur dhe kam dhënë të kjo makinë gjatë këtyre viteve. Së bashku arritëm shumë objektiva, duke dhënë më të mirën për Mercedes dhe ndihmuar Luisin të shpallet kampion bote në Formula 1. Për të arritur gjithë këto fitore një skuadër ka nevojë për dy pilotë të mirë dhe unë e Hamilton kemi qenë dy të tillë. Dhashë gjithçka kisha mundësi dhe këtë gjë kam bërë edhe këtë sezon edhe këto gara të fundit. do të përpiqem për t’u shpallur kampionë edhe këtë sezon”, u shpreh Bottas, që sezonin tjetër do të garojë me “Alfa Romeo”.

LEXO EDHE:

Back to top button