Real Madridi nuk është aktiv në këtë afat kalimtar të janarit, por ata thuhet se kanë shtuar konkurrencë te portierët si Andrij Lunin, Kepa Arrizabalaga dhe Tibo Kurtua.
Portieri 16-vjeçar Illia Voloshin, i cili ka luajtur për ekipin U-19 në Rajo Majadahonda, po i bashkohet klubit pasi ra dakord për një lëvizje në fund të verës. Voloshin iu bashkua Rajo Majadahonda pasi u arratis nga lufta në Ukrainë, duke lënë prindërit e tij pas dhe do t’i bashkohet stërvitjes në Valdebebas këtë javë, sipas “Relevo”.
Voloshin është tashmë dy metra i gjatë dhe krahasohet me David de Gea-n në fizikun e tij. I introvertuar, ai megjithatë ka treguar mjaft karakter te Majadahonda, dhe ka reflekse të mira, por gjithashtu është komod kur luan me top. Aktualisht, 18-vjeçari Fran Gonzalez është një sensacion për të cilin Real Madridi është i emocionuar dhe ai është përfshirë në disa raste në ekipin e parë këtë sezon.








