​Real Madrid – Man City: Nata që mund të vendosë të ardhmen e Alonsos

​Real Madrid – Man City: Nata që mund të vendosë të ardhmen e Alonsos

Real Madridi pret Manchester Cityn në një ndeshje vendimtare të Ligës së Kampionëve, ku Xabi Alonso është nën presion të madh për të marrë rezultat pozitiv, përndryshe pozita e tij rrezikon të lëkundet. Takimi është i veçantë edhe sepse ai përballet për herë të parë si trajner me ish-mentorin e tij te Bayern Munich, Pep Guardiolën.

Në Spanjë po qarkullojnë zëra se një humbje në shtëpi mund t’i kushtojë Alonsos postin. Pavarësisht disa paraqitjeve të mira, dobësitë në rezultate dhe mungesa e fuqisë bindëse kanë ngritur dyshime te drejtuesit e Realit.

Pep Guardiola foli me respekt të madh për Alonson, duke kujtuar kohën e përbashkët te Bayern Munich. “Ishte një përvojë e jashtëzakonshme të isha me të… Barcelona dhe Madridi janë vendet më të vështira për të qenë trajner për shkak të presionit,” tha ai para ndeshjes.

Pika kyçe te Real Madridi mbetet Kylian Mbappe, edhe pse sulmuesi është në dyshim për shkak të një problemi në gju. Alonso mund të rrezikojë ta aktivizojë, sepse francezi është vendimtar. Ai shënoi të katër golat ndaj Olympiacosit në ndeshjen e fundit evropiane dhe ka historik të fortë kundër Cityt, përfshirë një “hat-trick” sezonin e kaluar. Vetëm Lionel Messi ka statistika më të mira se Mbappe kundër ekipit të Guardiolës.

Në anën tjetër, Erling Haaland shkon në Madrid me 54 gola në 53 ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe 20 gola të këtij sezoni në të gjitha garat. Norvegjezi shpreson të shtojë numrin e tij edhe kundër Realit.

Real Madridi mban një seri prej 38 ndeshjesh radhazi duke shënuar në shtëpi në Champions League, ndërsa City po lufton të rikthehet në formë, pasi ka humbur gjashtë nga 12 ndeshjet e fundit evropiane. Megjithatë, Guardiola zakonisht reagon në ndeshje të mëdha dhe kërkon fitoren e parë ndaj Realit që prej majit 2023.

Ndërkohë, Real Madridit i mungojnë shumë lojtarë në mbrojtje, por priten të jenë të gatshëm emra të rëndësishëm si Vinicius Junior, Aurelien Tchouameni dhe Fede Valverde, të cilët duhet të mbajnë peshën e ekipit nëse Mbappe nuk rikuperohet plotësisht.

KosovaPress

Në një ndeshje që mund të ndikojë drejtpërdrejt te e ardhmja e të dy skuadrave në grup, por sidomos te pozita e Xabi Alonsos, Real Madridi dhe Manchester City hyjnë në një përballje ku gabimet mund të kenë pasoja të mëdha.

LEXO EDHE:

Back to top button