Real Madrid me dy mungesa kyçe përball Real Sosiedatit

Real Madridi do të jetë pa dy lojtarë kyç, Fede Valverde dhe Tibo Kurtua kur do të përballet me Real Sosiedadin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Spanjës, të mërkurën mbrëma.
Sipas raportimeve të shumta nga mediat spanjolle, Valverde nuk mori pjesë në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit dhe në vend të kësaj u fokusua në rikuperim dhe fizioterapi.
Reprezentuesi uruguaian u pushua për të gjithë ndeshjen kundër Gironas gjatë fundjavës, pasi luajti në siklet kundër Man. Sitit.
Ndërkohë pritet të pushohet edhe Kurtua, me Andrij Lunin që do të zërë vendin e tij në portë. Vendimi i menaxherit të Real Madridit, Karlo Ançelotti për të pushuar lojtarët kryesorë mund të jetë problem, por është e qartë se italiani po i jep përparësi aftësisë dhe rotacionit të lojtarëve përpara një periudhe vendimtare të sezonit.