Real Madridi bën një futbollist prioritet në merkaton e janarit

Vetëm Luka Modriç, i cili do të mbush 40 vite në shtator, mbetet nga treshja legjendare e asaj mesfushe që fitoi tre tituj radhazi të Ligës së Kampionëve mes 2015 dhe 2018. Tani, ‘Los Blankos’ po e hulumton tregun për ta sjellë një mesfushor të ri dhe një emër po qëndron si kandidat më i favorizuar se sa të tjerët. Bëhet fjalë për Martin Zubimendin i cili aktivizohet tek Real Sosiedadi dhe i cili po shihet si zëvendësuesi më adekuat i Toni Krosit.
Drejtuesit e klubit e shohin atë si një përzierje të Çabi Alonsos dhe Rodrit – një lojtar i cili është në gjendje të orkestrojë lojën e ekipit nga qendra e fushës dhe të rrisë kapacitetet e bashkëlojtarëve Zubimendi gjithashtu plotëson disa prej kushteve kryesore të Real Madridit.
Në moshën 25-vjeçare (së shpejti 26-vjeçar në shkurt) ai po futet në kulmin e karrierës.
Klauzola e tij prej 60 milionë eurosh është e arsyeshme për një lojtar të kalibrit të tillë, kontrata e të cilit skadon në 2027.
Ai do të plotësonte një hapësirë kritike në mesfushë.
Real Madridi favorizon transferimin e lojtarëve të rinj spanjoll për ta rinovuar skuadrën e tyre.