Real Madridi dhe Barcelona në garë për firmën e talentit të River Plejtit

Muajin e kaluar doli se Barcelona ishte e interesuar për yllin e River Plate, Franko Mastantuono, dhe tani thuhet se ky talent po ndiqet nga afër edhe nga Real Madridi. Organizatori është lojtari më i ri që ka luajtur në “Super Clasico” mes Boka Juniors dhe River Plate, dhe gjithashtu u bë golashënuesi më i ri ndonjëherë i Riverit, kohët e fundit.

Sipas mediumit “TNT Sports”, Real Madridi është gjithashtu i interesuar për Mastantuono dhe do të konsiderojë të bëjë një ofertë për të në vitin 2025. Pikërisht atëherë ai mbush 18 vjeç dhe mund të kalojë ligjërisht në Evropë, por siç kanë treguar “Los Blankos” me Endrik Felipen, ata nuk kanë frikë të angazhohen për talentet e rinj.

Megjithatë, deri atëherë, ata janë të lumtur ta lënë atë të vazhdojë të zhvillohet në River. Aktualisht ai ka një kontratë deri në vitin 2025, por River besohet se është duke punuar për një marrëveshje të re për Mastantuono. Përveç Barcelonës, PSZH dhe Man. Junajted gjithashtu janë lidhur me të, dhe klauzola e tij aktuale e lirimit është 30 milionë euro.

Ai duket sikur do të jetë talenti i fundit që do të ndiqet, pasi Man. Siti siguroi marrëveshje për Julian Alvarez dhe Klaudio Eçeveri.

LEXO EDHE:

Back to top button