Real Madridi e liron edhe një tjetër yll të skuadrës, ja për kë bëhet fjalë

Real Madridi e liron edhe një tjetër yll të skuadrës, ja për kë bëhet fjalë

Kampioni i ri i Evropës, Real Madridi po vazhdon me ndryshime të mëdha në skuadër dhe brenda ditës ka liruar nga kontratat dy futbollistë.

Pas uellsianit Gareth Bale, Reali në orët e pasdites të së mërkurës ka liruar edhe spanjollin Isco.
Lajmi është lëshuar në faqen zyrtare të klubit ku thuhet:

“Real Madridi dëshiron të shprehë mirënjohjen dhe dashurinë e për Francisco Alarcón ‘Isco’, i cili në këto nëntë vite në të cilat ai ka mbrojtur fanellën tonë ka arritur të bëhet legjenda e klubit tonë”.

Isco mbërriti në Real Madrid kur ishte vetëm 21 vjeç dhe gjatë kësaj kohe ai ka përjetuar një epokë që do të mbetet në kujtesën e të gjithë tifozëve madrilen dhe të gjithë tifozëve të futbollit.

Ai ka fituar 19 tituj në një karrierë të shkëlqyer me ekipin spanjoll: 5 Kupa Evropiane, 4 Kupa të botës për klube, 3 Superkupa Evropiane, 3 Liga, 1 Copa del Rey dhe 3 Superkupa Spanjolle. Përveç kësaj, ai u shpall lojtari më i mirë i finales së Superkupës Evropiane në vitin 2017.

LEXO EDHE:

Back to top button