Real Madridi futet në garë për firmën e sulmuesit të Çellsit

Real Madridi ka një periudhë që është në kërkim të një sulmuesi qendror dhe disa emra kanë qenë në listën e tyre. Së fundmi, drejtuesit e Real Madrid kanë futur në listë edhe Romelu Lukakun, i cili është në pronësi të Çellsit.

“Lukaku do të kthehet te Çellsi në verë, pastaj do të shohim”, tha CEO i Interit, i cili lë të nënkuptohet që drejtuesit zikaltër ende nuk kanë vendosur se çfarë do të bëjnë me Lukakun.

Kështu, duke marrë parasysh që Lukaku pritet të rikthehet te Çellsi në verë dhe klubi anglez nuk dëshiron ta mbajë në ekip. Ndërkohë nga Spanja raportojnë se drejtuesit e Real Madridi po mendojnë sulmuesin belg, si alternativë të Karim Benzema.

LEXO EDHE:

Back to top button