Real Madridi gati të harxhojë 100 mln euro për mesfushorin e Çellsit

Real Madridi është vënë në kërkim të një mesfushori të ri dhe për të plotësuar dëshirën e maxhe të Çabi Alonsos, klubi madrilen është i gatshëm të shpenzojë 100 milionë euro.

Edhe pse janë përmendur emra si Vitinja, Nikolo Barrella apo edhe Aleksis MekAllister, dëshira kryesore e Çabi Alonso është argjentinasi i Çellsit-s: Enzo Fernandez. Megjithatë, rruga për të arritur deri tek Enzo Fernandez është shumë e gjatë.

Së pari duhet një ofertë bindëse për Çellsi-n që të heq dorë nga një lojtar kyç i tyre, për të cilin u paguan 120 milionë euro te Benfika. Së dyti, Reali duhet të krijojë hapësirën e nevojshme në ekip, lidhur edhe me pagat, ndaj para se të vijë Enzo Fernandez, duhen bërë disa largime. Në listë janë disa emra për t’u larguar si Rodrigo, Eduardo Kamavinga, të cilët kanë çmim të madh në treg dhe rroga të majme.

Pastaj vijnë emra të tjerë si Dani Seballos, Fran Garsia etj, të cilët vlejnë më pak, por pa bërë shitjet e duhura, duket i vështirë transferimi i Enzo Fernandez.

LEXO EDHE:

Back to top button