Gazetari i njohur spanjoll, Zhordi Marti ka folur për kritikat ndaj kohës së lirë të sulmuesit të krahut të Barçës, teksa ka folur edhe për vëmendjen në rritje ndaj Lamine Jamal.
Më herët, anësori 18-vjeçar i Barcelonës u bë objekt diskutimi për shkak të një udhëtimi në Kroaci me të dashurën e tij, këngëtaren Niki Nikol, ndërsa ishte i lënduar.
“Siç tha Mbape, kur një lojtar i ri është 17-18 vjeç, ai bën gabime. Është e rëndësishme të ketë njerëz përreth tij që i tregojnë se çfarë të bëjë dhe çfarë jo”, ka thënë fillimisht Marti në programin La Posesion de SPORT.
“Nuk shoh asgjë të keqe që ai të kalojë pushimet me të dashurën e tij, por duhet të ketë dikë aty për ta udhëzuar. Ai është një lojtar i zgjuar dhe i pjekur, por mund të shoh që Real Madridi po e mban nën vëzhgim. Çdo gjë që bën është e ekzagjeruar dhe po fillojnë krahasimet me Nejmarin, gjë që është ende shumë herët. Ka lojtarë të Real Madridit që kanë luajtur më keq dhe nuk janë kritikuar. Por ata janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj Lamine Jamal sepse kanë frikë se pas 15 vitesh dominimi të Mesit, do të ketë edhe 15 vite dominimi të Lamines”, përfundoi gazetari i “Cadena SER”.








