Real Madridi kryeson tabelën e pikëve të të gjitha kohëve

Real Madridi është larg skuadra më e mirë që ka konkurruar ndonjëherë në garën elitare të ekipeve evropiane, Ligën e Kampionëve dhe këtë e dëshmon edhe tabela e të gjitha kohërave.

Carlo Ancelotti ka shansin sonte (e shtunë) mbrëma të bëhet trajneri më i madh në historinë e garës evropiane, pasi ka mundësinë të shtojë një titull të katërt të tillë në koleksionin e tij të medaljeve. Do të ishte gjithashtu titulli i 14-të i Real Madridit, nëse ata do të arrinin të mundin Liverpoolin në Stade de France, dhe do të thotë se do ta fitonin titullin dy herë më shumë se çdo ekip tjetër.

Megjithatë, edhe pa një fitore kundër skuadrës së Jurgen Klopp, nuk ka dyshim se ata janë skuadra dominuese në historinë e shquar të Ligës së Kampionëve. Një tabelë e të gjitha skuadrave që kanë konkurruar, që jep tre pikë për një fitore, edhe në ndeshjet me eliminim direkt, dhe një për barazim, dëshmon se sa më mirë janë Real Madridi kur bëhet fjalë për futbollin kontinental.

Sipas faqes së specializuar Transfermarkt, Los Blancos kanë plot 901 pikë nga 461 ndeshjet e tyre, dhe skuadra më e afërt me ta është plot 179 pikë prapa.

Në vendin e dytë renditet Bayern Munichu me 722 pikë, ndërsa pozitën e tretë e zë Barcelona me 639 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button