Real Madridi lëshon kreun, pëson disfatë në Beograd

Befasia në ndeshjet e raundit të 32-të të Euroleague në basketboll për meshkuj. Skuadra e Real Madrid u mund 104-90 në Beograd nga Partizan, duke lëshuar kreun e renditjes, i cili tashmë udhëhiqet nga Olympiakosi. Ekipi grek kryeson i vetëm me 23 fitore e 9 humbje, duke mposhtur këtë javë 81-73 Panathinaikosin, në derbin e Athinës. Nuk zhgënjen Barcelona, që në fushën e saj mundi 72-56 Alba Berlin, ndësa Monako fitoi 84-81 ndaj Bajern Munihut.

Vijon të jetë 4 numri i skuadrave të kualifikuara deri më tani në play off (Olimpiakos, Real Madrid, Barcelona e Monako), ndërkohë që katër ekipet e tjera do të mësohen gjatë dy javëve të mbetura të sezonit të rregullt të Euroleague.

 

Euroleague – Raundi i 32-të

Anadolu Efes – Virtus Bolonja, 86-67

Maccabi Tel Aviv – Armani Milano, 85-66

Barcelona – Alba Berlin, 72-56

Bayern Mynih – Monaco, 81-84

Zalgiris Kaunas – Valencia Basket, 95-74

Partizan Beograd – Real Madrid, 104-90

Baskonia Gasetiz – Fenerbahce, 92-69

Olympiacos – Panathinaikos, 81-73

Villeurbanne – Crvena Zvezda, 60-76

LEXO EDHE:

Back to top button