Real Madridi mbyll merkaton, por mund të ketë edhe një vend të lirë në mbrotje

Real Madridi e konsideron merkaton e kësaj vere të mbyllur, por mund të bëjë përjashtim vetëm për një lojtar: Ajmerik Laport. “Casa Blanca” mund të mendojë për forcimin e prapavijës së vet me ndërkombëtarin spanjoll, i cili pëlqehet shumë nga Karlo Ançelotti, gjithashtu edhe nga drejtuesit, Florentino Perez në radhë të parë.
Megjithatë, sipas asaj që lexojmë në “AS”, ka vetëm një mënyrë për ta marrë atë: ish-lojtari i Man. Siti duhet të lirohet nga Al Nassr, pra të jetë transferim i lirë. Një kusht që nuk ka gjasa të përmbushet, duke qenë se klubi saudit pagoi 27 milionë euro një vit më parë për ta marrë nga Man. Siti, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2026.
Laporte jo vetëm që do të duhet të bindë Al Nassr që ta lirojë falas, por do t’i duhet të bëjë një përpjekje ekonomike për pagën. Për momentin në Ligën Pro Saudite, qendërmbrojtësi i lindur në Agen fiton 24 milionë euro në sezon, një shifër që Real Madridi nuk synon as t’i afrohet, as duke e shpërndarë këtë pagë në disa sezone, duke shkuar përtej vitit 2026.