Real Madridi, me traditën përball shumë vështirësive

Skuadra e Real Madridit është kampion i ri në Ligën e Kampionëve, pasi që në finalen e zhvilluar në Paris, mundi Liverpullin me 1-0, falë golit të shënuar nga Vinisius Xhunior. Në një finale përplot emocione dhe nxitje sportive, eventi sportiv nisi me vonesë 30 minutëshe. Shtëpia e Futbolit Evropian, UEFA, përmes një kumtese, informoi se sfida finale kishte vonesë, pasi që tifozët me bileta të rrejshëm, disa edhe në mënyrë të dhunshme, janë munduar që të futen në stadium, pas së cilës ka reaguar policia franceze me gazë lotësjellës.
UEFA: Tifozët pa bileta, shkaktarë të vonesës
Një ditë pas finales në Paris, ekspertët e futbollit janë dakord se titulli i arkëtuar nga skuadra spanjolle është më i vështiri në historikun e garimit të tyre në eliten e futbolllit evropian. Ata fillimisht mundën Paris Sen Zhermenin, që në radhët e veta kishte Kilian Mbape, Nejmarin dhe Lionel Mesin. Pastaj eliminuan kampionin aktual të Evropës, Çellsin, ndërsa në gjysmëfinale shënuan fitore ndaj favoritit të parë për titullin evropian, skuadrës së Mançester Sitit.
Tradita në anën e skuadrave spanjollëve
Edhe tradita është në anën e skuadrave spanjolle, pasi që ata kanë shënuar fitore në 17 finalet e garave evropaine. Pa marë parasysh se a është finalja e Ligës së Kampionëve ose Ligës Evropa, skuadrat si Real Madridi, Barcelona, Atletiko Madrid, Sevilja dhe Viljareali, janë gëzuar trofeut në 20 vitet e fundit. Skuadra e fundit spanjolle, që ka humbur finalen është Valencia, e cila në vitin 2001, u mund nga Bajerni pas ekzekutimit të penaltive.
Aintrahti do të sfidojë Real Madridin
Ndrsyhe Real Madridi në përballjen e SuperKupës së Evropës, do të takohet me skuadrën gjermane të Aintrahtit të Franfurtit. Sfida e Superkupës së Evropës, sivjet do të zhvillohet më 10 gusht në stadiumin olimpik të Helsinkit, në të cilën Reali do të regjistrojë pjeëmarrjen e 8-të, ndërsa skuadra gjermane, për herë të parë, do të shijojë një sfidë të tillë. Kujtojmë se Barcelona dhe Milani kanë nga 5 trofe në këtë konkurencë garash.