Real Madridi me vështirësi mund Granadën

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitoren e radhës në La Liga, pasi që “Los Blancos” mposhti skuadrën e Granadës me 2-0. Pjesa e parë u karakterizua me lojë të dominuar nga vendasit, që pavarësisht ndërtimit të bukur të aksioneve nuk arrinin t’i konkretizonin.

Dhe ishte Kasemiro që realizojë pas asistimit të Asensios (57′) për të zhbllokuar rezultatin, kurse fitorja u vulos nga Karim Benzema që shënojë në fundin e ndeshjes (90+4).

Reali me këtë fitore vazhdon të renditët në pozitën e dytë me 32 pikë, derisa Granada qëndron në vendin e shtatë me 21 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button