Real Madridi përfshin në ekip edhe David Alabën për ndeshjen e Superkupës
Real Madridi ka publikuar skuadrën e plotë për ndeshjen e Superkupës së Evropës, kundër Atalantës nga Italia. Këtu janë 24 lojtarët që Karlo Ançelotti do të marrë me vete në Poloni.
Portierë: Tibo Kurtua, Andrij Lunin, Fran Gonzalez.
Mbrojtësit: Dani Karvahall, Eder Militao, Lukas Vazkez, Hesus Vallejo, Fran Garsia, Antonio Rudiger, Ferland Mendi, Jakobo Ramon, David Alaba.
Mesfushorët: Xhud Belingam, Eduardo Kamavinga, Fede Valverde, Luka Modriç, Aurelien Tçouameni, Arda Guler, Dani Seballos.
Sulmuesit: Endrik, Brahim Diaz, Vinisius Junior, Rodrigo, Kilian Mbape.
Mediat spanjolle raportojnë se David Alaba nuk është ende i gatshëm, por Ançeloti ka vendosur që të të merr atë në Varshavë për të qenë me ekipin. Ndeshja është caktuar për këtë të mërkurë, më 14 gusht, në orën 21:00.