Real Madridi shqyrton kërkesën e re të Vinicius Jr, pas ofertës maramendëse nga Arabia Saudite

Sipas burimeve të mediave spanjolle, familja e Vinicius Junior tashmë i ka komunikuar kërkesat e tij dhe tani klubi madrilen po shqyrton përgjigjen e tij.

Ky zhvillim vjen pasi Vinicius Junior thuhet se po shqyrton një ofertë fitimprurëse nga Arabia Saudite, me vlerë 200 milionë euro në sezon për pesë vjet. 24-vjeçari tashmë është takuar me përfaqësuesit sauditë dhe po peshon opsionet e tij.

Real Madrid dhe kampi i Vinicius Junior nisën bisedimet për kontratë dy javë më parë, por një marrëveshje ende nuk është arritur.

Në fakt, oferta fillestare e “Los Blankos” u refuzua nga lojtari, e konsideruar shumë e ulët për standardet e tij. Me kontratën e tij aktuale që skadon në vitin 2027, Real Madridi është i etur për të siguruar të ardhmen afatgjatë të Vinicius Junior në “Bernabeu”.

LEXO EDHE:

Back to top button