Real Madridi synon 100 tituj, Barcelona është afër

Real Madridi është klubi më i suksesshëm në histori të futbollit. “Los Blancos” i kanë fituar 97 trofe deri tash, përfshirë këtu ata vendorë dhe ndërkombëtarë. Dhe, kampioni aktual spanjoll dhe evropian është në kërkim të trofeut të 98-të në Helsinki, ku do të përballet me Aintraht Frankfurtin, nesër mbrëma në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Evropës.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, “Mbretërit” e Spanjës kështu po shkojnë drejt trofeut të 100-të dhe jubilar, të cilin synojnë ta arrijnë deri në fund të këtij sezoni.

 

 

Reali e ka fituar La Ligan plot 35 herë, ndërsa Ligën e Kampionëve 14 herë, një rekord absolut. Prapa Realit gjendet Barcelona, e cila e ka vetëm një trofe më pak të fituar – 96.

“Madrilenët” e kanë mundësinë të shkëputen ndaj rivalëve të tyre të përbetuar në Finlandë, ku mund të shkojnë në kuotën e 98 trofeve.

Vendi i tretë për më së shumti trofe të fituar i takon Benfika-s, e cila i ka 83 tituj zyrtarë, kurse Bajerni është i katërti me 82 sosh./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button