Real Madridi synon një tjetër shënjestër të Barcelonës

Real Madridi është i interesuar për të transferuar mbrojtësin e Real Valladolidit, Ivan Fresneda, raporton gazetari Adrian Sançez. Por, “Los Blancos” nuk janë të vetmit në garë, pasi ata rivalizohen nga Barcelona për shërbimet e lojtarit.
Klubi katalunas ka kohë që është i lidhur me 18-vjeçarin, i cili bëri 22 paraqitje në La Liga për Pucelan sezonin e kaluar. Nëse Fresneda përfundon në “Bernabeu”, ai mund të jetë ‘Arda Guler i ardhshëm‘, me “Los Blancos” që mundi Barçën për një tjetër talent.
Madrilenët kanë nevojë për një zëvendësim afatgjatë për Dani Karvajal, i cili është në përfundim të karrierës së tij dhe nuk ka qenë veçanërisht i besueshëm në tre sezonet e fundit