Real Madridit pas transferimit të Hoselu-s, mbylli merkaton verore!

Transferimi i “veteranit” spanjoll të sulmit, Hoselu nga skuadra e Espanjollit drejt “galaktikëve” të Real Madridit, duket të jetë i fundit për këta të fundit, të cilët kanë bërë jo pak negociata deri në këto momente, ku merkatoja ende nuk është hapur zyrtarisht.
Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja spanjolle, “AS”, “mbretërit” e Madrid, nuk kanë ndërmend të bëjnë asnjë transferim tjetër këtë verë, mirëpo, planet e “galaktikëve” mund të ndryshojnë vetëm në rast të një ndryshimi drastik në treg ose një mundësi transferimi që nuk mund të refuzohet. Bordi i “Los Blankos” nuk dëshiron të hedhë më para të kota në merkato, teksa janë të mendimit se niveli aktual i skuadrës, nuk mund të përmirësohet me lojtarë të cilët kushtojnë pak, duke i vënë “mbretërit” në një “udhëkryq”.
Nëse rezultatet para-sezonale nuk janë të tmerrshme dhe nuk ka nevojë urgjente për blerje të mëtejshme, Real Madrid do të bëjë pa to. Karlo Ançeloti do të përdorë formacionet 4-4-2 dhe 4-3-3 sezonin e ardhshëm. Në rastin e dytë në sulm do të luajnë Vinicius, Rodrigo dhe Hoselu në qendër.
Përsa i përket transferimeve, përveç Hoselu, Real Madrid ka afruar këtë verë dhe Xhud Belingam, Franc Garcia e Brahim Diaz, ndërsa Karim Benzema, Marko Asensio, Eden Hazard e Mariano Diaz i kanë dhënë lamtumirën “galaktikëve”. /abcneës/