Reali “alarmon” Bajernin, kërkon mbrojtësin Dejvis

Skuadra e Real Madrid kërkon të sjellë në “Bernabeu” një tjetër lojtar që aktualisht luan me Bajern Munihun. Pasi transferoi dy sezone më parë David Alaba, në shënjestër të skuadrës madrilène ka përfunduar talenti kanadez Alfonso Dejvis.

Mbrojtësi 22-vjeçar kanadez ka një kontratë deri në vitin 2025 me bavarezët, por mund të transferohet në Madrid për një shumë prej 60 milionë eurosh. Lajmin e konfirmon e përditshmja gjermane “Bild”, që sqaron se Bajern po përpiqet t’i rinovojë kontratën, por oferta nga Madridi po tenton Dejvisin.

Skuadra madrilène kërkon të ndërtojë një ekip me yje për të nisur një cikël të ri dhe tashmë në qendër të vëmendjes është mbrojtja, me Dejvisin që luan në krahun e majtë. Një transferim që nuk ka për të qenë i lehtë për Real Madrid, pasi vështirë se Bajerni do ta lëshojë kollaj mbrojtësin.

LEXO EDHE:

Back to top button