Sipas raportimeve të ndryshme që vijnë nga Spanja, Real Madrid nuk mjaftohet vetëm me transferimin e Aleksander Arnold, Dean Hujisen, Franko Mastantuono dhe Alvaro Karreras. Për të forcuar akoma dhe më shumë ekipin, klubi madrilen ka në plan të bëjë edhe 3 goditje të mëdha këtë merkato, kosto e të cilave llogaritet 250 milionë euro.
Prioritet është Enzo Fernandez. Argjentinasi është mesfushori që Çabi Alonso është i bindur se do t’i sjellë ekipit ekuilibër dhe vizion në mesin e fushës, duke formuar një dyshe elitare me Tçouameni-n. Mbrojtja është gjithashtu në fokus pas problemeve të përsëritura në Kupën e Botës për Klube.
Real Madrid po ndjek prej kohësh Ibrahima Konate, francezit i mbaron kontrata vitin tjetër me Liverpullin, por ai mund të transferohet në Madrid që këtë verë. Liverpulli është i gatshëm të lejojë largimin e qendërmbrojtësit francez një vit para se t’i mbarojë kontrata, por vetëm nësë paguhet shifra 50 milionë euro.
Dhe së fundmi, dëshira e Alonso është një sulmues krahu për të plotësuar Franko Mastantuono-n. Rodrigo është jashtë planeve të Alonso-s, braziliani pritet të largohet, ndaj në Madrid po mendojnë për një anësor të ri.








