Reali është i “vogël” përballë të mëdhenjve, tashmë me 6 humbje në sezon

Humbja në finalen e Superkupës ndaj Barcelonës me rezultatin 5-2 ka nxjerrë në pah të gjitha dobësitë e një skuadre që sezonin e kaluar fitoi Ligën e Kampionëve, La Liga-n dhe Superkupën, duke pësuar një disfatë të ngjashme si në “El Clásico” e kampionatit (4-0 në “Bernabéu”).

Këto janë dy humbjet më të dhimbshme të këtij sezoni, por jo të vetmet që tregojnë vështirësitë e skuadrës së Karlo Ançelotit. Një vit më parë, Atlétiko Madridi ishte i vetmi ekip që i mundi “Los Blancos”. Tani, pa kaluar ende mesi i janarit, Real Madridi nuk ka mundur asnjë nga rivalët e tij historikë dhe ka pësuar tri humbje në Ligën e Kampionëve.

Në sfidat kundër të mëdhenjve, pikërisht ndaj Atletiko Madridit, Barçës, Milanit, Liverpullit, Bilbaos dhe sërish Barcelonës, skuadra e Ançelotit nuk ka mundur të fitojë asnjërën. Përjashtim bën vetëm “remontada” e shkëlqyer ndaj Borussia Dortmund (5-2, pas disavantazhit 0-2 në pushimin e pjesës së parë). Ajo ishte e vetmja mbrëmje e madhe në një periudhë ku, megjithëse janë fituar dy trofe, Superkupa Europiane dhe ajo Ndërkontinentale, goditjet kanë qenë të shumta.

LEXO EDHE:

Back to top button