Reali firmos kontratë të re me mesfushorin kroat

Real Madrid dhe Luka Modric (35 vjeç) do të vazhdojnë rrugën së bashku për të paktën një sezon më shumë. Të dy palët kanë rënë dakord për rinovimin e kontratës që do ta mbaje kroatin në klub deri në vitin 2022 dhe mungon vetëm njoftimi zyrtar nga Real Madridi.

 

 

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, paraqitja e shkëlqyeshme që ka pasur 35-vjeçari e ka bindur klubin, që ka muaj që tenton të arrijë marrëveshje me Lukën. Në anën tjetër kroati ka treguar këtë duke pranuar uljen e pagës që klubi i ka propozuar atij për të zgjidhur në mënyrën më të mirë të mundshme problemet ekonomike që ka sjellur pandemia. Në total ai ka bërë 383 paraqitje me “Los Blancos”, duke shënuar 26 gola dhe 61 asiste. Ai ka fituar katër tituj në Ligën e Kampionëve, dy tituj në La Liga, një Kupë të Mbretit, katër Botërore të Klubeve dhe shumë trofe të tjerë.

LEXO EDHE:

Back to top button