Reali gjen zëvëndësuesin e Kroosit tek Interi

Real Madridi po mendon të bëjë një hap përtej Toni Kroos. Sipas asaj që raportohet nga gazeta katalanase “El Nacional”, Karlo Ançeloti ka identifikuar Nikolo Barella, si lojtarin perfekt për të zëvendësuar gjermanin. Pas nënshkrimeve të Kamavinga-s dhe Valverde-s, pra, procesi i rinovimit të treshes historike të mesfushës (Modriç, Kasemiro dhe Kroos, janë përkatësisht 36, 30 dhe 32 vjeç) mund të përfundojë me ish-lojtarin e Kaliarit, prej vitit 2019 tek Interi.

Kujtojmë se mesfushori axurr ka kontratë me zikaltrit deri në vitin 2026, është pikë referuese në formacionin e Inzaghit. “Los Blancos” do të ishin të gatshëm të plotësonin kërkesat e klubit zikaltër, duke paguar 80 milionë euro për mesfushorin kampion italian me Interin dhe në Europë me kombëtaren e Roberto Mancinit.

Përballë një oferte të tillë, klubi i Milanos nuk do ta kundërshtonte vendimin e mundshëm të Barellës për të fluturuar në Spanjë te “Los Blancos”, 13 herë kampionë të Europës.

LEXO EDHE:

Back to top button