Reali i bëhet pengesë Ançelotit, Brazili humbet durimin dhe projekton tjetër emër

Dukej e mbyllur për nënshkrimin e Karlo Ançelotit te Brazili, por e gjithë situata ka marrë kthesë të papritur. Negociatat kanë mbetur në “ajër” pasi presidenti Florentino Perez te Reali është bërë pengesë.

Bordi drejtues i Realit nuk është i kënaqur me formën si kanë shkuar negociatat mes Brazilit dhe Ançelotit. Dhe pse vetë madrilenët po mendonin largimin e trajnerit italian, tashmë ekziston një tjetër mundësi.

Te Reali kërkojnë që Ançeloti të shkojë te Brazili si transfertë pa kosto. Duke pasur dhe 1 vit kontratë, në rast se është Reali që përfundon kontratën e tij, duhet të paguajë 10 milionë euro. Kjo shumë përkon me atë që Ançeloti duhet të fitonte për pjesën e mbetur të kontratës. Kjo situatë po mban pezull gjithçka.

Përfaqësuesit e 65-vjeçarit po negociojnë për opsionet e mundshme, ndërsa akoma rrugët nuk janë mbyllur. Te Brazili ndërkohë kanë gati një tjetër alternativë.

Horhe Zhezus do të merrte vendin që ishte projektuar për Ançelotin, nëse e njëjta situatë vazhdon mes italianit dhe Realit.

LEXO EDHE:

Back to top button