Reali i Madridit e mbyll merkaton ende pa e nisur

Ëndrra e tifozëve të Realit të Madridit është të shikojnë një mes Kylian Mbappe dhe Erling Haaland të mbajë veshur fanellën e klubit të tyre në sezonin e ri, por edhe për një vit kjo do të mbetet thjeshtë një ëndërr vere pasi tifozët e Los Blancos në sezonin 2021-2022 duhet të mjaftohen vetëm me praninë e David Alabas në skuadrën e tyre.

Duke iu referuar raportimeve të mediave spanjolle merkato e Realit të Madridit gjatë kësaj vere mund të konsiderohet e mbyllur ende pa nisur. Situata ekonomike në klub për shkak të pandemisë është shumë kritike dhe afrimi i austriakut David Alaba me parametër zero mund të jetë i vetmi.

Presidenti Florentino Perez i ka komunikuar trajnerit Carlo Ancelotti se në skuadër nuk do të ketë afrime të tjera në këtë merkato dhe i duhet të punojë me grupin e futbollistëve që ka aktualisht në dispozicion.

LEXO EDHE:

Back to top button