Reali jep dritë jeshile, Guler dhe Endrik zbarkojnë në Bundesligë

Sulmuesit Arda Guler dhe Endrik mund të largohen nga Real Madrid në formë huazimi në qershor. Lajmin e konfirmon e përditshmja gjermane “Bild”, që shton se dy lojtarët e talentuar pritet të zbarkojnë në Bundesliga, në merkaton e ardhshme.

Sipas “Bild”, Lajpzigu do të ishte klubi perfekt për të nxitur rritjen e dy talenteve. Për turkun është i interesuar edhe Aintraht Frankfurt.

Te Real Madrid nuk kanë ndërmend t’i shesin, ndaj dhënia e tyre në formë huazimi në një klub ku mund të luajnë më shumë do të ishte një mundësi e artë që ata të rriteshin më shumë.

LEXO EDHE:

Back to top button