Reali ka gati goditjen 45 mln euro, Man. Siti i bashkohet garës

Real Madrid është gati të bëjë sërish një blerje të “tipit Endrick”. Këtë herë bëhet fjalë për talentin 17-vjeçar argjentinas Franko Mastantuono, i cili mund të jetë blerja e radhës e një talenti të së ardhmes nga ana e klubit “Los Blankos”.

Lojtari që mbush 17 vjeç në gusht luan me skuadrën e River Plate. Kontaktet me skuadrën argjentinase kanë nisur tashmë sipas “Marca”. Ai që po negocion është Santiago Solari, ndërkohë që ka debutuar edhe me kombëtarën U-20 të Argjentinës.

Mastantuono mund të jetë një blerje më shumë për të ardhmen se sa për të tashmen, ndaj dhe Real do të donte që ai të vazhdojë të luajë aty ku është edhe për një sezon tjetër. Lojtari ka një klauzolë prej 45 milionë për t’u negociuar, me spanjollët që do të fillonin duke vendosur 25 milionë në tavolinë.

Për lojtarin është interesuar edhe Man. Siti, që synon të mposhtë “Los Blankos” ashtu sikurse bëri për Julian Alvarez, duke e rrëmbyer atë nga Reali. Edhe pse Real Madrid duket në “pole” këtë herë trajneri Guardiola ende nuk është dorëzuar dhe synon ta sjellë lojtarin në Angli.

LEXO EDHE:

Back to top button