Reali kampion, Ançeloti me rekord unik

Titulli i La Ligës, mbetet në Madrid, por kësaj radhe kalon nga skuadra e Atletikos te skuadra e Real Madridit. “Mbretërit”, në katër javë para përfundimit të kampionatit, kanë krijuar epërsi të mjaftueshme para konkuentëve të tjerë në kampionatin spanjoll, për festuar titullin e 35-të, pas fitores 4-0 ndaj Espanjollit.

Me këtë rast, trajneri Italian, Karlo Ançeloti u bë trajneri i parë dhe i vetmi deri më tani që ka arritur të festojë titullin kampion në 5 ligat më të fortë Evropës.

Më parë, Ançelloti, titullin kampion e festoi me PSZH-në në Francë, Bajern Munihun në Gjermani , Milanin në Itali dhe Çellsin në Angli.

LEXO EDHE:

Back to top button