Reali kërkon miliona euro dëmshpërblim nga Barcelona ?!
Çështja “Negreira” ka marrë vëmendjen e futbollit spanjoll dhe asaj botëror. Kjo pasi që Barcelona, po akuzohet për korrupsion gjatë viteve të tyre të lavdishme, ku thuhet se kanë paguar ish-nënkryetarin e Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, José María Enríquez Negreira.
Në pyetje janë marrë shumë figura të njohura të klubeve, përfshirë trajnerët si Luis Enrike, Ernesto Valverde si dhe presidenti Joan Laporta dhe ish-presidenti, Sandro Rosell .Aktakuza ishte ngritur nga rivali i tyre Real Madridit, të cilët thonë se ishin dëmtuar shumë gjatë asaj periudhe.
Madje presidenti Florento Perez, po mendon të kërkojë që Barcelona t’i paguajë miliona euro dëmshpërblim për dëmin që i ka shkaktuar Real Madridit gjatë shumë viteve duke paguar Negreiran. Se si do të jetë verdikti final i këtij gjykimi mbetet të shihet./IndeksOnline/







