Reali kërkon qëndërmbrojtësin e Lajpcigut, kushton “vetëm” 90 mln euro!

Real Madrid është në kërkim të një qendërmbrojtësi për verën e ardhshme. Sipas asaj që raportohet nga “SPORT”, klubi “Los Blankos” është duke menduar për Kasteljo Lukeba, talentin 21-vjeçar nga Lajpcigut. Negociatat për të sjellë francezin në Spanjë duket se do të jenë shumë të ndërlikuara.

Vetëm dje u zyrtarizua rinovimi i kontratës së tij me ekipin gjerman deri në vitin 2029. Kjo do të rrisë çmimin e tij deri në 90 milionë euro. Për më tepër, Reali pritet të përballet me shumë konkurrencë për Lukeba-n, pasi disa klube të Premier Ligës, duke përfshirë Man. Sitin, Liverpulliin dhe Çellsin janë gjithashtu të interesuara për mbrojtësin.

Për këtë arsye, Lajpcigu ndërmori këtë veprim, duke i rinovuar kontratën. Lojtari është në sezonin e tij të dytë në kampionatin gjerman me Leipzig, ku në 50 ndeshje ka realizuar edhe një gol. Vjet Lukeba debutoi edhe me kombëtaren franceze.

LEXO EDHE:

Back to top button