Reali kërkon sulmuesin e Man. Sitit, kushton “vetëm” 60 mln euro

Real Madridi po konsideron të hidhet në sulm për yllin e Man. Sitit, Hulian Alvarez. “Los Blancos” duan të vazhdojnë me politikën e tyre të re të blerjes së yjeve të rinj nga klubet kryesore të Europës. Blerja e Belingam në merkaton e verës është shembulli i fundit i planit afatgjatë të madrilenëve në merkato, me anglezin që ka shkëlqyer në muajin e parë në Madrid.

Politika e re synon t’i lejojë lojtarët të zhvillohen për të paktën dy sezone në një klub të nivelit të Ligën e Kampionëve, para se të hidhen në sulm dhe t’i marrin në “Bernabeu”. Alvarez është shumë i vlerësuar te Man Siti, por sipas portalit “Fichajes”, Real Madrid do të kërkojë ta marrë kampionin e botës në Madrid në sesionet e ardhshme të merkatos.

23-vjeccari ka shënuar 17 gola në sezonin e tij të parë te Man. Siti në 2022/23, dhe kontrata e tij aktuale skadon në 2028-ën. Alvarez ka një vlerë 60 milionë euro në merkato.

LEXO EDHE:

Back to top button