Reali konfirmon listën e 26 lojtarëve për finalen e Ligës së Kampionëve

Dy ditë para finales së Ligës së Kampionëve, Real Madridi e ka konfirmuar skuadrën prej 26 lojtarëve, ku janë përfshirë Eden Hazard dhe Geret Bejll. Finalja e Ligës së Kampionëve zhvillohet këtë të shtunë në Paris, ku Liverpulli do të përballet me Realin, në një përsëritje të finales së vitit 2018.

Ndërsa java po shkon drejt fundit, të dyja skaudrat do të finalizojnë përgatitjet e tyre për finalen, ku Jyrgen Klop dhe lojtarët e tij do të fluturojnë për në Francë të premten.

Skuadra angleze pritet të konfirmojë skuadrën e grumbulluar për finale pak para fluturimit të tyre, por Reali ka njoftuar tashmë 26 lojtarët e tij të përfshirë.

Lista prej 26 lojtarëve të grumbulluar nga Real Madridi:

Portierët: Courtois, Lunin, Fuidias

Mbrojtësit: Alaba, Militao, Nacho, Carvajal, Mendy, Marcelo, Vallejo

Mesfushorët: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Camavinga, Vazquez, Ceballos, Isco

Sulmuesit: Benzema, Vinicius Junior, Rodrygo, Bale, Hazard, Asensio, Jovic, Mariano

LEXO EDHE:

Back to top button