Reali me “armë shtesë” në finale, Benzema prezent në “El Clasico”
Reali Madrid po përgatitet për finalen e Superkupës së Spanjës, pas kualifikimit ndaj Atletiko Madridit. Në një derbi elektrizues në Arabinë Saudite, ekipi i Çabi Alonso siguroi vendin në finale kundër Barcelonës. Kjo do të jetë ndeshja që të gjithë tifozët e presin dhe askush nuk do ta humbasë. Një nga yjet madrilenë që do të jetë në “King Abdullah Stadium” të dielën është Karim Benzema.
“MARCA” bisedoi me sulmuesin e “Al Ittihad”, i cili planifikon të shkojë në stadium për të parë ish-ekipin e tij kundër Barcelonës dhe madje do të përpiqet t’i vizitojë të bardhët para “El Clasico” në hotelin e tyre të grumbullimit, “Jeddah Hilton”.
Karim pas kthimit në Xhedah, do të kërkojë një moment për të biseduar me lojtarët e Çabi Alonso. Derbi tregoi tërheqjen e madhe të Real Madridit në Arabinë Saudite, për “El Clasico” pritet stadiumi plot.
Pas kualifikimit të Realit për finalen, në platforma si “WeBook” u regjistrua një listë pritjeje prej 300.000 personash. Tifozët janë të etur për të parë Barcelonën dhe Real Madridin ballë për ballë.








